Lajçak kërkon takim midis Kurtit dhe Vuçiq para pushimeve verore: Takimin e radhës – në korrik

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shprehur kërkesën për një takim në nivel të lartë para pushimeve të verës në Bruksel

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimi i radhës midis kryenegociatorëve të të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, do të mbahen në muajin korrik.

Në një konferencë për media, Lajçak ka theksuar se ka një numër të dokumenteve që po diskutohen, e një ndër to është edhe ai lidhur me personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

“Vizita ime si gjithmonë është politike dhe kam pasur mundësi që të takohem me presidenten Osmanin dhe kryeministrin Kurtin me të cilin kemi pasur diskutime të gjata sa i përket dialogut dhe hapave të ardhshëm. Takimin e radhës të kryenegociatorëve do ta kemi në korrik, po punojmë që t’i takojmë të dy udhëheqësit Kurti dhe Vuçiq, dhe kjo do të dëshiroja të ndodhë para pushimeve verore”, është shprehur ai.

“Ka një numër të dokumeneteve që po i diskutojmë, një prej tyre po diskutojmë një dokument të rëndësishëm lidhur me personat e zhdukur”.

Në kuadër të vizitës së tij treditore, Lajçak njoftoi se është takuar edhe me liderët e partive opozitare.

Ai është shprehur i lumtur që në këto tkaime ka dëgjuar deklarata në përkrahje të procesit të dialogut.

“Jam takuar edhe me udhëheqësit e partive politike kryesore, PDK, LDK, dhe AAK. Uninteti poltik është i rëndësishëm. Në takime kam dëgjuar deklarata që janë në mbështetje të dialogut”.

Lajçak foli edhe për marrëveshjen për energjinë midis Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel.

“Javën e kaluar është arritur një marrëveshje për energjinë, që është një hap shumë i rëndëisshëm. Dëshiroj ta shfrytëzoj mundësinë që ta shpreh vlerësimin për punën e zëvendëskryeminsitrit Bislimi, dhe Kurtin që e ka bërë këtë të mundshme”, shtoi ai.

Pas konferencës për media, Lajçak ka thënë se do të udhëtojë për në veri të vendit për t’i vizituar pikat e përbashkëta të vendkalimeve kufitare, kryetarët e komunave dhe pastaj do të udhëtojë për në Beograd për të vazhduar takimet me liderët serbë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika