Lajçak këtë javë në Kosovë dhe Serbi

Emisari special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë të enjten për vizitë zyrtare në Kosovë. Paradite pritet të takohet me kryeministrin Kurti, ndërkaq një ditë më vonë do ta vizitojë Serbinë. Kjo vizitë e tij synon të përgatisë hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, të enjten e 11 majit do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Paradite Lajçak pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkaq një ditë më vonë, emisari i BE-së do ta vizitojë Serbinë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se vizita e Lajçakut synon të përgatisë hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

“Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së Lajçak, udhëton rregullisht në rajon dhe viziton shpesh Prishtinën dhe Beogradin, posaçërisht pas takimeve të nivelit të lartë në Bruksel, për të vazhduar përparimin në atë që është arritur apo për çfarë është pajtuar në Bruksel dhe për të përgatitur hapat e radhës”, tha Stano, shkruan REL.

Më 2 maj, në Bruksel është mbajtur rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në këtë takim, palët kanë arritur pajtim për Deklaratën e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë, por është prezantuar edhe draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është hartuar nga një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb.

Ky draft-statut nuk është pranuar nga Qeveria e Kosovës, dhe një ditë më vonë, anëtarët e Ekipit Menaxhues janë shkarkuar nga autoritetet kosovare.

Serbia kërkon që Asociacioni të themelohet, ndërkaq Qeveria e kryeministrit Kurti është shprehur kundër një asociacioni njëetnik.

Kosova dhe Serbia më herët gjatë këtij viti kanë arritur Marrëveshjen e Ohrit, që veç të tjerash, parasheh zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog, qëkur procesi ka nisur më 2011. Në të përfshihen edhe dy marrëveshjet për Asociacionin.

Më 2013 dhe 2015, palët kishin arritur marrëveshje për Asociacionin. Por, më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit, duke shtuar se marrëveshja mund të harmonizohet me ligjet në fuqi.

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë synon normalizimin e plotë të raporteve. Kosova kërkon që procesi të përmbyllet me një marrëveshje që do të përfshinte njohjen e ndërsjellë, ndërkaq Serbia është shprehur se dëshiron një zgjidhje kompromisi – pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika