Lajçak: Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin marrëveshjen e normalizimit deri në fund të vitit

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se procesi i zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të fillojë këtë vit

Përfaqësuesi special I BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se procesi i zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të fillojë këtë vit, përndryshe mund të humbasin disa vite përpjekje.

Në një intervistë për TASR, Ljaçaku ka kujtuar se procesi i normalizimit të marrëdhënieve arriti një “pikë kthese”, pasi të dyja palët në shkurt dhe mars në Ohër, ranë dakord për dokumentet thelbësore që çojnë në normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

“Megjithatë, zbatimi i vërtetë i marrëveshjes nuk ka filluar në gjashtë muaj. Të dyja palët kanë një nivel të madh mosbesimi ndaj njëra-tjetrës. Ata thonë më jep atë që meritoj dhe pastaj do të bëj atë që është e nevojshme”, ka thënë Lajçak.

Lajçak ka th֝ënë tutje se nuk funksionon kështu, dhe kjo është arsyeja pse BE-ja paraqiti një propozim prej shtatë pikash që lejon të dyja palët të vazhdojnë paralelisht.

Sipas Lajçakut, propozimi i BE-së është transparent dhe i matshëm, ai mund të ndalet në çdo kohë nëse njëra palë ndalon përmbushjen e detyrimeve të saj.

Ai i ka cilësuar të vështira negociatat e së enjtes në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kurti insiston në një dokument që de fakto të fillojë me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe vetëm pastaj të bëjë pjesën e saj të punës, që natyrisht nuk është një rrugë realiste përpara”, ka shtuar ai.

Ai ka theksuar se në këtë moment nuk është e nevojshme që në emër të BE-së të fokusohet në negociatat e mëtutjeshme me Kosovën dhe Serbinë.

Lajçaku ka theksuar se është thelbësore që këtë vit të nisë zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

“Nëse ato vendime themelore nuk merren deri në fund të vitit, kam frikë se kalendari politik në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara do të jetë i tillë që ta shtyjë këtë agjendë në prapavijë. Jam i bindur se marrëveshja e Ohrit është dokumenti më i mirë. Të dyja palët e pranuan dhe do të ishte turp nëse do të binte në pluhur. Në atë rast, më shumë konflikte, përshkallëzimi i tensionit dhe ndoshta më shumë dhunë na presin në veri të Kosovës ”, ka përfunduar Lajçaku.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika