Miroslav Lajçak ka folur për liberalizimin e vizave. Ai tha se ka shpresa për Kosovën, dhe sipas tij, Kosova është shumë afër finalizimit.
Lajçak u shpreh se sa i përket liberalizimit të vizave kjo është një çështje sensitive për shtetasit e Kosovës.
Sipas tij, Kosova e meriton liberalizimin e vizave, sepse ka përmbushur kriteret.
“Kosova e meriton liberalizimin e vizave, ju i keni mbushur kriteret, kjo është diçka që është dashur të ndodhë, po shfrytzoj çdo mundësi kur flas me shtetet anëtare dhe jam i vetëdijshëm si përfaqësues i BE-së, që e vizitoj Kosovën se sa e rëndesishme është kjo për imazhin dhe kredibilitetin e Bashkimit Evropian,” u shpreh Lajçak.
Përfaqësuesi i BE-së, ka thënë se sa i përket liberalizimit të vizave, ky vendim është në duart e shteteve anëtare, por sipas tij asnjëherë nuk ka qenë kaq afër Kosova dhe nuk ka qenë kaq e pritshme që të bëhet liberalizimi i vizave.
“Javën e kaluar, kur u takuan udhëheqësit e BE-së, kanë folur për liberalizimin e vizave të Kosovës si çështje kryesore që duhet të mbyllet me sukses, dhe presidenca Çeke do ta ketë në rendin e tyre,” shtoi Lajçak.
Ndër të tjera, përfaqësuesi i BE-së shtoi se ai nuk ka të drejtë që të tregojë se kur do të vijë ky vendim, por ai përsëriti prapë në fund të fjalës së tij, që Kosova nuk ka qenë kurrë kaq afër për liberalizimin e vizave.