I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmruar se në takimin e ardhshëm në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë do të diskutohet për modalitetet se si do të zbatohet marrëveshja për hapjen e Urës së Ibrit.
Ai ka dërguar kritika ndaj qeverisë, siç thotë ai, për “imponim të vendimeve kundër vullnetit qytetar”.
Lajçaku ka thënë se BE-ja në vazhdimësi ka potencuar se çështja e urës së Ibrit duhet të diskutohet në dialogun e dy palëve të ndërmjetësuar nga BE-ja.
“BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.
Idërguari special tujte ka thënë se pretendimet se BE-ja ka ndryshuar pozicion rreth hapjes së urës “janë mashtruese”.
“Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar pozicionin e saj janë çorientuese.”
The EU has repeatedly stressed that the issue of the Mitrovica bridge must be discussed in the EU-facilitated Dialogue.
Allegations that the EU is against opening the bridge or has changed its position are misleading. (1)— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 14, 2024
Ai ka thumbuar qeverinë, duke thënë se vendimet e imponuara kundër qytetarëve nuk kontribuojnë në stabilizim të situatës dhe se duhet të ketë “ndjeshmëri” në raport me pakicat.
“Imponimi i një vendimi kundër vullnetit të qytetarëve të prekur nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve. Qeverisja e mirë kupton ndjeshmërinë e pakicës”.
“Se si do të zbatohet marrëveshja për hapjen e urës do të diskutojmë në takimin e ardhshëm në Bruksel”, ka shkruar Lajçak në rrjetin X.
Imposing a decision against the will of affected citizens does not contribute to normalizing relations. Good governance understands the sensitivities of the minority.
We will discuss how to implement the agreement on opening the bridge at the next meeting in Brussels. (2)— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 14, 2024
Kryenegociatori i Kosovës pë dialogun me Serbinë, njëherit zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë ditës ka shkruar në rrejtin social Facebook se BE-ja është duke kërcënuar me vendosjen e masave shtesë ndaj Kosovës po qe se zbatohet marrëveshja e ndërmjetësuar nga vetë ajo.
Tutje Bislimi ka thënë se Lajçak gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë më 19 qershor, kur pati diskutuar për temën e urës mbi lumin Ibër, ka thënë që në rast se Kosova nuk preferon që kjo çështje të diskutohet në Bruksel, atëherë rekomandon që të bëhen bisedime të brendshme me serbët lokalë. Ai po ashtu ka thënë se një partner i QUINT-it e pati shtuar kërkesën që të ketë inspektime teknike.
Sipas Bislimit, pas realizimit të dy kërkesave shtesë, BE-ja tani po kërcënon me masa ndaj Kosovës nëse e hap urën për qarkullim të veturave.
Hapja e urës së Ibrit “çështje ditësh”, KFOR-i vazhdon kundërshtimin