Lajçak: Mezi pres takimin e radhës në procesin e dialogut

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka shprehur mirënjohjen ndaj përkrahjes së Maqedonisë së Veriut për dialog

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, është takuar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, për çështje evropiane, Bojan Marichikj.

Lajçak ka shprehur mirënjohjen ndaj përkrahjes së Maqedonisë së Veriut për dialog.

Në këtë takim është diskutuar për çështje thelbësore për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Kisha takim të shkëlqyeshëm me zëvendëskryeministrin Marichikj. Jam mirënjohës ndaj Maqedonisë së Veriut për përkrahjen e saj të fuqishme ndaj dialogut, dhe mezi po pres takimit e ardhshëm për dialog në Ohër, në fund të këtij muaji. Ne po ashtu kemi diskutuar për çështje thelbësore për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Në fund të takimit të 27 shkurtit në Bruksel, Bashkimi Evropian ka thënë se palët kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar në zbatimin e planit të BE-së.

Takimi i radhës mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pritet të mbahet gjatë këtij muaji.

Propozimi evropian u është dorëzuar palëve fillimisht në vjeshtën e vitit 2022.

Ky propozim parashihet t’i drejtojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Propozim-marrëveshja që është bërë publike pas takimit, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Marrëveshjet e deritashme përfshijnë edhe atë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili është arritur në vitin 2013, por nuk është zbatuar kurrë.

Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të ketë Asociacion njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa Vuçiq insiston në themelimin e tij.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika