Lajçak në Davos, do të takojë ndaras Kurtin e Vuçiqin

Ndërmjetësi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në margjinat e forumit ekonomik të Davosit

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ndërmjetësi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në margjinat e forumit ekonomik të Davosit, i cili nis të hënën në Zvicër.

Këtë e ka konfirmuar për RTK-në, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka theksuar se takimet do të jenë të ndara derisa sipas tij nuk pritet të ndodhë ndonjë takim trepalësh.

“Nuk është planifikuar një takim i përbashkët lidhur me dialogun, si ai i nivelit të lartë apo i ngjashëm”, ka theksuar Stano.

Temë e këtij viti në samitin e Davosit është ‘Rindërtimi i Besimit’ e ku pritet të marrin pjesë liderë nga 100 vende të botës dhe organizatat kryesore ndërkombëtare./EO

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika