Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në objektin e Qeverisë paraditen e së premtes.
Lajçak besohet se do të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për përgatitjen e takimit në nivel kryenegociatorësh në Bruksel.
Kësaj radhe, siç raportohet, Lajçak pas Prishtinës nuk do ta vizitojë Serbinë.
Javën e kaluar, gjatë pjesëmarrjes në forumin për siguri, Globsec, emisari evropian u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Pragë.
Lajçak në Kosovë për përgatitjen e takimit në nivel kryenegociatorësh