I dërguari special i Bashkimit Evropian(BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të takimeve të rregullta me raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se kanë diskutuar për situatën aktuale në Ballkan dhe për gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja.
“Gjithmonë është mirë për të marrë një përditësim të dorës së parë mbi punën e Parlamentit Evropian dhe angazhimin e tij për rajonin”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Good to meet with @ViolavonCramon today for one of our regular exchanges! We discussed the latest developments in the Balkans and the state-of-play in the 🇪🇺-facilitated Dialogue. Always good to get a first-hand update on the work of the EP and its engagement with the region. pic.twitter.com/0KpeyVdN0c
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 28, 2022