Lajçak: Neni 7 i marrëveshjes s’përfshin zotime të reja për Kosovën

Më 18 mars në Ohër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti  i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u pajtuan për ta zbatuar marrëveshjen e Bashkimit  Evropian. Lidhur me nenin 7 të marrëveshjes, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se nuk përfshihet asgjë e re përveç asaj çfarë palët janë dakorduar

Mirosllav Lajçak,i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se neni 7 i marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë nuk përfshin zotime të reja për Republikën e Kosovës.

Në një intervistë për REL, Lajçak ka thënë se ai nen përfshin atë për të cilën palët tashmë janë pajtuar.

“Dua të jem i qartë, neni 7 nuk përfshin zotime të reja për Kosovën. Neni 7 flet për nevojën e zbatimit të asaj për të cilën Kosova dhe Serbia veçse janë pajtuar. Kjo nënkupton marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, që flasin që themelimin e njëlloj Asociacioni të Komunave me shumicë serbe. Përndryshe, kjo do të nënkuptonte nenin 10, që thotë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme, plus nenin 7, pra aranzhime shtesë, që nuk do të kishte logjikë”, ka deklaruar ai.

I njëjti ka pohuar se kjo nënkupton formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Unë insistoj në atë që iu shërben të dyja palëve. Por, kjo është shumë e rëndësishme që të gjitha marrëveshjet paraprake duhet të zbatohen plotësisht. Pra, ne nuk mund të zgjedhim marrëveshjen që na pëlqen; cilën ta zbatojmë e cilën ta injorojmë, sepse procesi serioz do të shndërrohej në tallje”, ka deklaruar Lajçak.

Më 18 mars në Ohër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti  i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u pajtuan për ta zbatuar marrëveshjen e Bashkimit  Evropian. Neni 7 i marrëveshjes kërkon nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen “për të siguruar një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika