I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se parakusht për zbatimin e planit evropian është themelimi i Asociacionit me Komuna me shumicë serbe.
Sipas Lajçakut, propozimi i Bashkimit Evropian flet për normalizim të marrëdhënieve, jo për kapitullim.
“Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet sepse nuk ka marrëveshje pa formimin e Asociacionit”, ka deklaruar Lajçak për RTS, përcjell Dukagjini.
Më tej, ai ka thënë se qëllimi në takimin në Ohër nuk është që të humbasë dikush.
“Nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë, por qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”, ka përfunduar ai.