Lajçak: Normalizimi Kosovë – Serbi, kyç për stabilitetin rajonal e progresin drejt BE-së

"...Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kyç për stabilitetin rajonal, përparimin, zhvillimin dhe progresin drejt BE-së”, ka deklaruar Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka thënë se normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve është kyç për stabilitetin rajonal e progresin drejt BE-së.

Lajçak këto deklarata i ka bërë në një panel diskutimi mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në kuadër të kësaj konference.

“Fola mbrëmë për rëndësinë kruciale për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në një panel diskutimi mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Normalizimi është kyç për stabilitetin rajonal, përparimin, zhvillimin dhe progresin drejt BE-së”, ka shkruar Lajçak në X.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika