Lajçak nuk jep detaje nga takimi me Kurtin

Ka përfunduar takimi disaorësh në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarve të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune

Ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarve të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune.

Pas takimit, Lajçak u deklarua për media, por nuk dha detaje në lidhje me diskutimet që ishin bërë për më shumë se dy orë me kryeministrin Kurti.

Lajçak vetëm tha se me Kurtin ka diskutuar për ta sjellë një dinamikë më të madhe në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Diskutuam për dialogun dhe rreth asaj se si ta çojmë procesin përpara. Ishte një diskutim i rëndësishëm dhe besoj se mund ta kuptoni se nuk mund t’i bëjmë të ditura detajet, sepse të njëjtat diskutime do t’i kemi sot edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, ka thënë Lajçak.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me këshilltarët e emëruar nga Gjermania dhe Franca për dialogun Kosovë-Serbi, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune kanë mbërritur të premten në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës dhe janë pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika