Lajçak: Nuk ka afat për zgjedhje, e tëra varet nga vullneti politik

Miroslav Lajçak ka thënë se takimi i ardhshëm në mes të dy palëve do t’i kushtohet menaxhimit të krizave

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se nuk ka ndonjë afat për zgjedhje në veri të Kosovës dhe se ai vlerëson se e tëra varet nga vullneti politik.

Ai ka folur edhe për takimin e ardhshëm midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.

Për këtë Lajçak ka potencuar se ky takim do t’i kushtohet menaxhimit të krizave.

“Jo vetëm ushtarët e KFOR-it dhe policët e Kosovës, por edhe qytetarët janë lënduar dhe vlerësimi i kësaj është shqetësues. Nuk ka afat për zgjedhjet e reja sepse e tëra varet nga vullneti politik, duhet të bëjmë thirrje për zgjedhje që të mbahen sa më shpejt. Nuk kemi pasur fare vullnet për ta zgjidhur këtë çështje”, ka thënë Lajçak.

“Takimi do të mbahet. Ajo që ka rëndësi është deeskalimi dhe tensionimi i situatës. Njerëzit duhet t’i kthehen jetës normale, dhe prandaj duhet të pajtohemi për datën e zgjedhjeve”.

Sipas Lajçak, shtensionimi i situatës së dhunshme është në interes të kryeministrit Kurti.

“Kur ka vullnet gjithmonë ka një mënyrë dhe shtensionimi i situatës së dhunshme është në interes të kryeministrit Kurti dhe sundimi i ligjit arrihet vetëm përmes dialogut. Do t’i kemi të dy në Bruksel, shpresoj së shpejti”, tha më tej ai.

“Ky do të jetë një takim për menaxhimin e krizave. Tani do të fokusohemi vetëm në menaxhimin e krizave dhe pres që të dy udhëheqësit të vijnë me zotime. Ne nuk e detyrojmë me shkop, ata nuk po negociojnë me armë në kokë. Ajo çfarë pajtuar është pajtuar në mes të dy palëve”.

Sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, zyrtarët perëndimorë thanë se themelimi i tij është obligim ndërkombëtar i Kosovës, që duhet të bëhet në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

“Besoj te BE-ja, te modelet evropiane. Duam që bashkërisht të hartojmë statutin, që do të bazohej në modelet më të mira evropiane. Ne kemi analizuar 16 modele evropiane. Të sigurohemi që të krijojmë diçka që nuk është një përbindësh, por që funksionon për Kosovën dhe Serbinë”, tha Lajçak.

Kur pyetet se sa mendon që Serbia është afër njohjes dhe deeskalimit të situatës, Lajçak ka theksuar se “Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme. Ne e kemi diskutuar zbatimin e saj dhe e kemi miratuar deklaratën dhe e kemi ftuar ekipin menaxhues që ta bëjë prezantimin e draftit, tre hapat e parë janë ndërmarrë. Duhet të kthehemi dhe ta zbatojmë. Duhet të vazhdojmë hap pas hapi me të dyja palët”.

“Si lehtësues i dialogut, dëshiroj që t’i inkurajoj të dyja palët që të mos bëjnë asnjë veprim të njëanshme sepse do të çojnë në konfrontim. Mënyra e vetme logjike është që t’i kthehemi kësaj dhe të kërkojmë zbatimin”.

 

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika