Lajçak paralajmëron takimin e radhës me kryenegociatorët në Bruksel

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të fillojnë përgatitjet për një takim mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar se javën e ardhshme do të fillojë përgatitjet për një takim në nivel kryenegociatorësh mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Facebook, Lajçak ka theksuar se javët në vijim pritet të organizojë takimin me kryenegociatorët në Bruksel.

“Këtë javë që vjen, do të fokusohem në përgatitjen e takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, të cilin do të doja ta organizoja në javët në vijim”, ka shkruar Lajçak.

Dialogu aktualisht është në ngërç, dhe diplomatët perëndimorë paralajmërojnë për rreziqe të tensioneve në veri të Kosovës.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika