Lajçak pas takimit me Bislimin: Diskutuam për Marrëveshjen Bazë dhe dinarin serb

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se me kryenegeciatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, ka diskutuar për nevojën e zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe për rregulloren e BQK-së që ndalon përdorimin e dinarit serb

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se duhet shumë përparim në zbatimin e Marrëveshjes Bazike, e cila, sipas tij, është më e mira e arritur deri më tani.

Ai ka thënë se janë përpjekur të ndërmarrin hapa për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, por ka një frikë nga të dyja palët për hapat që do të ndërmerren.

Gjithashtu, Lajçaku në konferencë për medie ka deklaruar se janë diskutuar çështje që kanë tejkaluar kompetencat e delegacioneve në Bruksel, dhe kjo vizitë “është pjesë e takimeve të rregullta me shefat e delegacioneve të dyja vendeve”.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme të sigurohen që vendimet e marrëveshjes të mos ndikojnë negativisht te qytetarët, duke theksuar rregulloren e re të BQK-së.

Në takim, sipas tij, dy çështjet kryesore ishin zbatimi i Marrëveshjes bazike dhe çështja e dinarit serb.

“Kemi diskutuar një sërë çështje, dhe më e rëndësishme është zbatimi i Marrëveshjes Bazike së arritur, dhe kjo është në interes të të gjithëve që të kemi progres në zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Kjo marrëveshje është marrëveshja më e mirë që kemi mundur ta arrijmë, nëse do të kishim një marrëveshje më të mirë, do ta kishim bërë. I kemi të gjitha përgjigjet se çfarë të bëjmë dhe si duhet ta bëjmë dhe pyetja e vetme është se kur do të ndodhë zbatimi i këtyre pikave të marrëveshjes, kemi shpenzuar shumë kohë për të ndërmarrë hapat dhe ka një frikë nga të dyja palët se çfarë do të bëj unë, çfarë do të bëjë pala tjetër, por besoj se këto çështje do të zgjidhen”, ka deklaruar ai para medieve.

Lajçaku ka konfirmuar se ata kanë diskutuar edhe draftin e statutit të Asociacionit.

Ndërkohë, për çështjen e dinarit serb, emisari ka deklaruar se ka marrë përgjigje për disa pyetje të caktuara, të cilat do t’i analizojnë më tej.

Në përfundim, Lajçaku ka thënë se ka lënë hapësirë për të dyja palët për të prezantuar çështjet që duan të diskutojnë, dhe se takimet e ardhshme do të zhvillohen në nivelin negociator.

“Duhet të jemi të sigurt që në fund qytetarët të mos ndikohen negativisht nga një vendim i tillë, [rregullorja e BQK-së]. E kam lënë të hapur mundësitë për të dy palët që të prezantojnë çështjet, që të diskutojnë… Ua kam lënë vendeve që të vendosin se kë do ta dërgojnë në Bruksel për të diskutuar, por takimet e ardhshme janë në kuadër të nivelit të negociatorëve”, ka deklaruar Lajçaku.

Për çështjen e dinarit, BE-ja kishte thirrur një takim më 27 shkurt, në të cilin nuk kishte marrë pjesë kryenegociatori Bislimi, por udhëheqësit e Bankës Qendrore të Kosovës.

Rregullorja e re e BQK-së, që parasheh vetëm euron valutën me të cilën mund të kryhen pagesat me para të gatshme, ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika