Lajçak pas takimit me Kurtin: Diskutuam për situatën në veri dhe dialogun Kosovë – Serbi

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim të hënën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar për situatën në veri të Kosovës dhe për të diskutuar rrugën përpara drejt deeskalimit dhe zbatimit të marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se ka pasur një diskutim të dobishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Simpoziumin e Symit të këtij viti.

Lajçak ka theksuar se diskutimi është fokusuar në situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën përpara drejt deeskalimit dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të dialogut Kosovë – Serbi.

“Në Simpoziumin e Symit të këtij viti, pata një diskutim të dobishëm me Kryeministrin Albin Kurti për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën përpara drejt deeskalimit dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Dy zyrtarët kanë biseduar pasditen e së hënës në margjina të Simpoziumit SYMI të mbajtur në Kretë të Greqisë.

Edhe kryeministri Kurti e ka konfirmuar vetë takimin nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar. Moti ka qenë shumë më i nxehtë sesa diskutimet tona”, ka thënë mes të tjerash Kurti.

Kujtojmë se kryeministri Kurti nuk ka marrë pjesë në takimin joformal të thirrur nga kryeministri Rama, ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, arsyeja e mospjesëmarrjes së Kurtit në këtë takim ishte se kryeministri muaj më parë kishte konfirmuar pjesëmarrjen në këtë konferencë në Kretë të Greqisë.

Që nga fundi i majit, tensionet në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – janë rritur, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës.

Kryetarët e rinj u kundërshtuan nga serbët lokalë, të cilët që atëherë po mbajnë protesta të vazhdueshme në tri komunat veriore në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Më 29 maj, ndodhi një përleshje në mes të serbëve lokalë dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Situata në mes të Kosovës dhe Serbisë është përkeqësuar më shumë edhe më 14 qershor, pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës, të cilët u liruan pas 13 ditësh nga Serbia.

Më 11 korrik Bashkimi Evropian ka konfirmuar se Kosova ka pranuar të reduktojë praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, dhe se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë hapat do të “finalizohen brenda një periudhe dyjavore”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika