Lajçak pas takimit me Kurtin: Presim një marrëveshje nesër, por jo finale

I Dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Kurti në Bruksel ka thënë se në takimin e së enjtes pritet një marrëveshje, por jo finale

Miroslav Lajçak

I dërguari special nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ndaras njëri me tjetrin për të diskutuar programin dhe për t’i përgatitur për takimin e nesërm.

“Presim një marrëveshje nesër, jo finale natyrisht, do të ishte shumë naive të shpresonim atë”, ka thënë ai për Kanal10.

Lajçak më tutje ka thënë se do të diskutohet se si të arrihet një marrëveshje e së ardhmes dhe se si të arrihet një normalizim në mes të raporteve Kosovë-Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq, të enjten e 18 gushtit do të takohen me përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika