Lajçak pas takimit me Kurtin: Të shmangen veprimet që mund ta përkeqësojnë situatën

"Theksova rëndësinë e takimit të Dialogut më 2 maj. Do të jetë një hap vendimtar përpara dhe është e rëndësishme të shmanget çdo veprim që mund të përkeqësojë atmosferën", kështu ka thënë emisari i BE-së për dialog, Lajçak pas takimit me kryeministrin Kurti në margjinat e Forumit Ekonomik në Delphi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti në Forumin Ekonomik në Delphi ka thënë se takimi i 2 majit në Bruksel do të jetë një hap vendimtar për të përparuar tutje.

Përmes një postimi në Twitter, emisari evropian ka thënë se është e rëndësishme të shmanget çdo veprim që mund ta përkeqësojë situatën.

“Theksova rëndësinë e takimit të Dialogut më 2 maj. Do të jetë një hap vendimtar përpara dhe është e rëndësishme të shmanget çdo veprim që mund të përkeqësojë atmosferën”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndërkaq Kurti pas këtij takimi ka thënë se Marrëveshja Bazë duhet të zbatohet e plotë, pa vonesa dhe pa kushtëzime.

Kurti takon Lajçakun: Marrëveshja bazë të zbatohet pa parakushte e vonesa

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika