Lajçak pas takimit me Osmanin: Diskutuam për një zgjidhje konkrete në mes të Kosovës dhe Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, kanë diskutuar për një zgjidhje të domosdoshme në mes të Kosovës dhe Serbisë

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani





Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajçak nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se me presidenten Osmani kanë vazhduar diskutimin për progresin në dialog dhe normalizimin e marrëdhënive në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai theksoi domosdoshmërinë për një zgjidhje konkrete mes dy palëve.

“Në New York takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, shkruan Lajçak.

Ndërsa, presidentja Osmani e ka publikuar një foto ku shihet bashkë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Gjithashtu, ajo është takuar edhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika