Lajçaku pas takimit me Petkoviqin: Diskutuam për draft-statutin e Asociacionit, diskutimet me Kosovën do t’i vazhdoj në fund të kësaj jave

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, gjatë takimit me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, ka thënë se është diskutuar për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, gjatë takimit me kryenegociatorin serb për dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, ka thënë se është diskutuar për draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Lajçaku ka thënë se janë diskutuar edhe hapat e ardhshëm për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe obligimet e mbetura në pritje.

Lajçaku ka njoftuar se diskutimet me palën kosovare do t’i vazhdojë në fund të javës.

“Me kryenegociator serb Petar Petkoviq, fola për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, hapat e ardhshëm për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe obligimet e mbetura në pritje. Do të vazhdojë diskutimet me Kosovën në fund të kësaj jave”, shkroi Lajçak.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika