Lajçak pas takimit me Vuçiq: Diskutuam për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Hapat e ardhshëm në dialog dhe normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi ishin temat kyçe që u diskutuan në takimin në mes të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidenti i Serbisë, ALeksandër Vuçiq

“Ne folëm për rrugën që do të çojë përpara dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve përpara vizitës së përbashkët në Kosovë dhe Serbi këtë të premte”.

Kështu ka deklaruar i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, i cili po mbahet në Davos të Zvicrës.

Po ashtu më herët, emisari i BE-së është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Lajçak ka theksuar se gjatë këtij takimi është diskutuar për hapat e ardhshëm në dialog.

Pos kësaj, ata diskutuan edhe për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale.

“E nisa ditën time në Davos në Forumin Ekonomik Botëror, me një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Folëm për hapat e ardhshëm në dialog, për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, shkroi Lajçak.

Ndryshe, Lajçak pritet që më 20 janar ta vizitojë Kosovën, e më pas edhe Serbinë, për të përgatitur terrenin për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë në Bruksel.

I dërguari i Bashkimit Evropian do të jetë i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Dy të dërguarit, kohëve të fundit, kanë vepruar bashkërisht me qëllim që t’i rrisin gjasat për sukses në dialog.

Në Bruksel, disa herë kanë thënë se angazhimi i përbashkët BE-ShBA është treguar i dobishëm për t’i bindur palët që t’i ulin tensionet.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika