Lajçak pas takimit me Vuçiq: Diskutuam për një zgjidhje politike që do të mundësonte heqjen e barrikadave

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, me të cilin ka biseduar për mundësinë e heqjes së barrikadave

Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq





I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se me të ka biseduar për mundësinë e një zgjidhjeje politike që do të mundësonte uljen e tensioneve në veri të Kosovës si dhe largimin e barrikadave.

Lajçak, theksoi se Vuçiq, e kupton seriozitetin e situatës së krijuar.

“Vazhdova misionin tim sot në Beograd, ku u takova me presidentin Aleksandër Vuçiq. Ne patëm një diskutim të hapur dhe të ndershëm për një zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte largimin e barrikadave. Ai e kupton seriozitetin e situatës”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak, një ditë më parë ishte në vizitë edhe në Kosovë, ku u takua me kreun e ekzekutivit Albin Kurti, ku kishte theksuar nevojën e heqjes së barrikadave, por kjo sipas tij do duhej bërë përmes dialogut dhe jo forcës.

Ndërkohë edhe pas pesë ditëve, barrikadat e vendosura në veri të vendit nuk janë larguar.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika