Lajçak pas takimit me Vuçiq: Diskutuam për takimin e radhës në kuadër të dialogut dhe uljen e tensioneve

"Në Beograd sot kam pasur diskutime thelbësore me Vuçiq për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Dialogut", ka deklaruar emisari i BE-së, Lajçak

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka pasur një takim të mërkurën me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një postimi në rrjetin social “X” emisari evropian ka thënë se me Vuçiq kanë diskutuar për takimin e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi i cili pritet të mbahet në shtator si dhe përpjekjet për uljen e tensioneve.

“Në Beograd sot kam pasur diskutime thelbësore me Vuçiq për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Dialogut”, ka shkruar Lajçak.

Ndryshe, të martën, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, e ka konfirmuar se në shtator do të ketë takim të nivelit të lartë në Bruksel.

Këtë e bëri të ditur pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në Bled të Sllovenisë.

“Tema jonë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së BE-së të 3 qershorit”, ka thënë Lajçak.

Kryeministri Kurti, pas takimit që zhvilloi me Lajçakun, ka shprehur nevojën për marrëdhënie të mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimor.

Ai njoftoi se me Lajçakun kanë diskutuar për mundësinë e një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në mënyrë që Marrëveshja Bazë në mes të dyja vendeve të gjejë zbatim.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika