Pak detaje ka dhënë emisari i BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Lajçak, tha se tashmë i kanë mendimet nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia, për planin e zbatimit të marrëveshjes të propozuar nga BE.
“Përfundova takimin tim të dytë me presidentin Aleksandër Vuçiq, për të dëgjuar komentet e tij mbi Aneksin e Zbatimit dhe rrugën përpara për Marrëveshjen e BE-së. Pasi kemi marrë reagime nga të dyja palët, tani do të finalizojmë përgatitjet tona përpara takimit në Ohër të shtunën”, ka thënë ai.
Ndryshe, Lajçak, gjatë ditës së martë deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje nëse nuk themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Kurse, në nga krerët e institucioneve të Kosovës, nuk është mohuar themelimi i Asociacionit, por insistojnë se ai do të bëhet vetëm duke e respektuar Kushtetutën e vendit.