Lajcak pas takimit me Vuçiq: Ishte takim i vështirë, theksova se të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se biseda me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, ishte e vështirë

Miroslav Lajcak dhe Aleksander Vuçiq

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, diskutimet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka cilësuar si të vështira.

Lajçak, ka njoftuar se presidentit serb i ka thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, duhet të zbatohen.

Një marrëveshje të cilën Lajçak e ka përmendur është ajo për lirinë e lëvizjes të vitit 2011.

Emisari i BE-së, ka bërë të ditur se bisedimet do të vazhdojnë përsëri ditën e enjte.

“Patëm një diskutim të vështirë, por me përgjegjshmëri me Aleksander Vuçiq. I përcolla mesazhet dhe theksova se të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të zbatohen, përfshirë edhe Marrëveshjen e vitit 2011 për Lirinë e Lëvizjes. Ne do të vazhdojmë bisedimet tona më vonë sonte”, ka shkruar Lajcak në Tëitter.

Zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, të enjten kanë mbajtur takime me zyrtarët e lartë në Serbi.

Fillimisht ata u takuan me drejtorin e ashtuquajtur të  Zyrës për Kosovën nga Qeveria e Serbisë, Peter Petkoviq.

Më pas Lajcak, u takua me presidentin e Serbisë,  Aleksandër Vuçiq, teksa më vonë atyre i është bashkuar edhe emisari amerikan Gabriel Escobar.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kishin qëndruar dy ditë në Kosovë ku ishin takuar me krerët e Qeverisë së Kosovës, presidenten, dhe partitë opozitare.

Qëllimi i vizitës, sipas emisarëve ishte që të shmangen tensionet në veri të Kosovës, dhe të normalizohen marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika