Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serb është element kyç për stabilitet.
Lajcak tha se Vuçiq tregoi “një qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane për Serbinë”, shkruan “N1”
Ndërkaq, gjatë ditës së premte Lajcak së bashku me këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, Francesco Maria Talò dhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë qëndruar në Prishtinë.
Ku në një njoftim të Kryeministrisë thuhet se kryetemë diskutimi ishte plani evropian, ose sic njihej ndryse plani franko-gjerman.