I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka reaguar me një cicërim në rrjetin e tij social Twitter, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ka vlerësuar se ky takim ka ndihmuar për t’i qartësuar hapat e ardhshme në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Takimi dhe udhëtimi ndihmuan për t’i qartësuar hapat e ardhshëm”, ka thënë Lajçak.
Më tej, ai ka thënë se me Vuçiqin ka pasur një bisedë për ta hapur rrugën.
“Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të hapur për rrugën përpara, duke përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve dhe kthimin në dialog”, ka përfunduar emisari i BE-së.
I continued my visit to meet with @predsednikrs @avucic. We had an honest and open conversation on the way forward, including the need for new local elections with participation of K-Serbs and return to the Dialogue. The meeting and the trip helped to get clarity about next steps pic.twitter.com/2KQIGx88iK
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 5, 2023