Lajçak pas vizitës në veri: I shqetësuar nga ato që dëgjova, të shmanget çdo mundësi eskalimi

Emisari i BE-së Lajçak pas vizitës në veri të Kosovës, është shprehur i shqetësuar me ato çfarë ka dëgjuar, teksa ka theksuar se duhet të shmanget çdo mundësi e eskalimit dhe “të përqëndrohemi plotësisht te normalizimi”

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas vizitës të së enjtes në veri të Kosovës, ku u takua me përfaqësuesit serbë të shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e Listës Serbe, ka deklaruar se është i shqetësuar me ato që i ka dëgjuar.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se duhet të shmanget çdo mundësi e përshkallëzimit të situatës dhe të dyja palët të fokusohen plotësisht te normalizimi i marrëdhënieve.

“Për mua ishte e rëndësishme të vizitoja përsëri veriun e Kosovës dhe të bisedoja me bashkëbisedues të ndryshëm, në mënyrë që të fitoja përshtypjen time të drejtpërdrejtë për situatën aktuale. Ajo që dëgjova më shqetësoi. Duhet të shmangim çdo mundësi përshkallëzimi dhe të fokusohemi plotësisht te normalizimi”, ka shkruar Lajçak.

Ndryshe, të enjten e 11 majit, emisari i BE-së Lajçak ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai është takuar paradite me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa pastaj ka vizituar komunën e Mitrovicës, ku është takuar me kryetarin Bedri Hamza.

Ai ka thënë se vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në dialog.

“Ura e Mitrovicës ka qenë pjesë e dialogut, prandaj unë mendoj që vendimi për hapjen duhet të merret në dialog. Gjithçka është në dorën e dy palëve. Unë dua që hapja e Urës të jetë kontribut për stabilitet të madh e jo për destabilitet të madh”, ka thënë ai, teksa ka përsëritur që dialogu duhet të përdoret si platformë për marrëveshje.

Lajçak “pret” të zgjidhet çështja e mandatit të kryetarëve në komunat veriore

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika