Lajçak për takimin Bislimi-Petkoviq: U dakorduam për zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes

"Ne ramë dakord për nevojën e zbatimit të menjëhershëm në mirëbesim", ka thënë i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, teksa ka folur mbi takimin midis kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia të cilët u takuan gjatë kësaj jave në Bruksel

I dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se kjo javë që po lëmë pas ka qenë e ngarkuar me takimin i cili u zhvillua në Bruksel, në kuadër të kryenegociatorëve në dialogun Kosovë Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Lajçak ka thënë se të dy palët në kuadër të takimit diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit dhe çështjet urgjente aktuale.

Lidhur me takimin, Lajçak e ka informuar edhe këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

“Këtë javë isha i zënë me takime në Bruksel, ku organizuam një takim Dialogu në nivel të kryenegociatorëve. Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit dhe çështjet urgjente aktuale”.

“U takova gjithashtu me Këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet. Ishte mirë të flitej për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Unë gjithashtu e informova atë për takimin e dialogut dhe të kryenegociatorëve. Ne ramë dakord për nevojën e zbatimit të menjëhershëm në mirëbesim. Unë jam shumë mirënjohës për partneritetin dhe koordinimin e fortë me Shtetet e Bashkuara kur bëhet fjalë për Dialogun”, ka thënë ai.

Lajçak, me rastin e Ditës së Pashkëve, ka uruar festën e besimtarëve katolikë e protestantë.

“Meqenëse e kemi gjetur veten edhe një herë në këtë periudhë të veçantë të vitit, u dëshiroj të gjithë atyre që festojnë Pashkët”, shkroi ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika