Lajçak për takimin në Bruksel: Diskutimet do të vazhdojnë

Miroslav Lajçak, emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka zhvilluar takim me kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia në Bruksel. Në takim, ata kanë diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit. Sipas Lajçak në këtë takim është synuar që të qartësohen çështjet e hapura dhe se diskutimet do të vazhdojnë

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pas takimit me kryenegociatorin nga Kosova, Besnik Bislimi dhe me atë nga Serbia, Petar Petkoviq.

Lajçak ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe synuan të qartësojnë pyetjet e hapura.

“Diskutimet do të vazhdojnë”, shkruan Lajçak.

“Kam pritur kryenegociatorët e Kosovës @BislimiBesnik  dhe Serbisë @PetkovicPetar  për një raund tjetër të takimeve të Dialogut në Bruksel. Ne diskutuam rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe synuam të qartësojmë pyetjet e hapura. Diskutimet do të vazhdojnë”, ka shkruar Lajçak.

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika