Lajçak për takimin Vuçiqin: Marrëveshja e Ohrit hapi rrugën drejt normalizimit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në takimin e tij të fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023 si hap drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në rrjetin social X, Lajçak shkroi se progresi i mëtejshëm është në interesin e Serbisë, Kosovës, Bashkimit Evropian dhe të ardhmes së tyre.

Ai theksoi se Marrëveshja e Ohrit ka hapur rrugën për dialog të mëtejshëm.

“Në takimin tonë të fundit në rolin tim aktual me presidentin Aleksandar Vuçiq fola për gjendjen në dialog. Theksova se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 hapi rrugën përpara drejt normalizimit. Progresi i mëtutjeshëm është në interes të Serbisë, Kosovës, Bashkimit Evropian dhe të ardhmes së tyre”, ka shkruar Lajçak në X.

Ndërkohë, Vuçiq përmes një postimi në Instagram, deklaroi se ka pasur një bisedë të hapur me Lajçakun gjatë Forumit Ekonomik në Davos. Temat kryesore të diskutimit përfshinin situatën në rajon si dhe të ardhmen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika