Lajçak për tensionet në veri: I treguam opozitës për dëmin që i është shkaktuar reputacionit të Kosovës

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje në lidhje me takimin e së martës me krerët e partive opozitare.

Përmes një postimi në Twitter, emisari Lajçak ka thënë se në lidhje me tensionet në veri, u ka sqaruar krerëve të partive opozitare dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës dhe pasojat e krizës aktuale.

“Escobar dhe unë ua shpjeguam partive opozitare në Kosovë pasojat e krizës aktuale dhe dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak ka kërkuar nga opozita ta mbështesin gjetjen e një zgjidhjeje politike për të zbutur tensionet në veri.

“Ne u kërkuam atyre të mbështesin një zgjidhje politike për t’i zbutur tensionet”.

Ndryshe, të martën, kryetarët e tri partive opozitare parlamentar, Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë takuar emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi u mbajt në Zyrën e Bashkimit Evropian.

Pas këtij takimi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi se Kosova gjendet në një moment kritik, e për këtë, sipas tij, përgjegjës është kryeministri Albin Kurti.

Ai tha para mediave të martën se mbetet të shihet se çfarë pasoja do të ketë Kosova nga delegacionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që gjenden në vend.

Ndërsa, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK) Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk po shohin lëvizje përpara dhe se situata aktuale është duke e dëmtuar Kosovën.

Pas takimit me Osmanin, Escobar e Lajçak nisen të takojnë liderët opozitarë

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika