Lajçak përfundon takimet me opozitën, tregon çfarë diskutoi me ta

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak

Pas takimeve me liderët e partive opozitare në Kosovës, emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje për çfarë është diskutuar.

Ai, në një prononcim për media, tha se qëllimi i takimeve ishte që opozita të njoftohej për ecurinë e dialogut dhe pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar, sa i përket takimit të 18 marsit në Ohër.

Ai tha se është e rëndësishme që opozita nuk u njoftua nga mediat apo kuvendi, por direkt nga ai.

“I informomova për procesin për pritjet e komunitetit ndërkombëtar, ua shpjegova pozicionet e palëve, është gjithçka pjesë e përgatitjes për takimin e 18 marsit. Është e rëndësishme që nuk u njoftuan vetëm përmes mediave apo kuvendit, u njoftuan përmes meje, takimi e arriti qëllimin që kishim”, ka thënë ai.

Takimi i fundit i Lajçak, në vazhdën e atyre me opozitën, ishte me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Pas takimit, Abdixhiku nuk pranoi të deklarohej për media. Ditë më parë, ai kishte deklaruar se LDK nuk do të votonte pro marrëveshjes Kosovë-Serbi, siç është aktualisht.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika