Lajçak pret në takim ministren e Jashtme të Finlandës, diskutojnë për dialogun

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

Lajçak në këtë takim ka theksuar se e ka mirëpritur këtë mundësi për të diskutuar për dialogun dhe për të shtyrë përpara perspektivën e Evropës për Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë se është i kënaqur me mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës.

“Përshëndes mundësinë e djeshme për të diskutuar Dialogun dhe shtytjen e ripërtërirë për ta bërë realitet perspektivën e Evropës për Ballkanin Perëndimor me Ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen. Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës”, ka shkruar Lajçak.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika