Lajçak pritet ta takojë Vuçiqin, i shkon në Beograd për të diskutuar për deeskalim të situatës në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të takohet me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Tema e diskutimit mes tyre pritet të jetë de-eskalimi i situatës në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak/ Foto nga arkivi

Pas takimeve që zhvilloi në Prishtinë me krerët shtetërorë, respektivisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani, Miroslav Lajçak sot pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ky takim vjen si rezultat i tensioneve mes të dyja palëve, ku tema kryesore e cila pritet të jetë në Beograd është gjendja aktuale në veri të Kosovës dhe hapat drejt deeskalimit të krizës.

“Takimi pritet të mbahet në ora 11:00”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Serbisë.

Vlen të theksohet se kjo është vizita e parë e të dërguarit special në Prishtinë dhe Beograd, qëkur Komisioni Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës për mosndërmarrjen e hapave për deeskalim në terren.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika