Lajçak: Progresi në dialogun Kosovë-Serbi, më i ngadalshëm nga sa ç’kisha shpresuar

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar se progresi në procesin e negociatave ka qenë më i ngadalshëm nga sa kishte pritur

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka komentuar takimin e tij me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin, që u mbajt këtë javë në Bruksel.

Në këtë takim u arrit marrëveshja për krijimin e Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur.

Përmes një postimi në Facebook, Lajçak theksoi se mesazhi kryesor i takimit ishte se integrimi i Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian është i pamundur pa normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ai e cilësoi progresin në dialog si të ngadalshëm, por shprehu shpresë për hapat e vegjël përpara, siç është krijimi i Komisionit për Personat e Zhdukur, një hap që, sipas tij, është i rëndësishëm për familjet që ende nuk kanë informacion për fatin e të dashurve të zhdukur.

“Në dialog, përderisa progresi ka qenë më i ngadalshëm nga sa kisha shpresuar, ajo që kemi arritur vazhdon të jetë para së gjithash në të mirë të qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Megjithatë, jam i inkurajuar nga hapat e vegjël përpara, siç është krijimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur. Është koha e fundit për t’u afruar me familjet dhe të dashurit e atyre, fati i të cilëve ende nuk dihet”, ka theksuar ai.

Lajçak po ashtu theksoi se si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, BE-ja ka dërguar një mesazh të qartë se pa normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, integrimi në BE nuk do të jetë i mundur.

“Para festave, unë prita në takim Kryenegociatorët – zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi dhe drejtorin Petar Petkoviq. Takimi u zhvillua në mes të një jave të ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Samitin BE-Ballkani Perëndimor dhe miratimin e Konkluzioneve të Këshillit për Zgjerimin. Si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, ata dërgojnë mesazh të qartë se nuk do të ketë integrim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe ofrojnë plan të detajuar të punës për vitin e ardhshëm, të miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

Lajçak ka përmendur gjithashtu pritshmëritë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit të kaluar, duke theksuar se ky proces është kyç për të ardhmen e të dy vendeve në BE.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika