Lajçak reagon për situatën në Veri të Kosovës, pajtohet me NATO-n

I dërguari special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka thënë se pajtohet plotësisht me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana lidhur me situatën e krijuar në Veri të Kosovës

Mirosllav Lajçak





I dërguari special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, teksa ka reaguar për gjendjen e krijuar në Veri të Kosovës, ka thënë se pajtohet plotësisht me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

Ky i fundit u ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që këto të fundit të përmbahen dhe të parandalojnë eskalimin e situatës dhe jo vetëm.

Krahas kësaj, ai ka bërë të ditur se KFOR-i  është në gjendje gatishmërie dhe i njëjti, do të ndërhyjë në rast të përshkallëzimit të situatës.

“Plotësisht dakord me Mircea Geoana. Mirënjohës për koordinimin e shkëlqyer të NATO-s – si me udhëheqjen në nivel të shtabit, ashtu edhe me NATO-n në terren”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndryshe, përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Përveç zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.

Njoftimi vjen pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriutNenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS

“Kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka treguar se deri kur do të zgjasë bojkotimi institucioneve të Kosovës nga komuniteti serb.

“Këto vendime do të mbesin në fuqi derisa Prishtina vazhdon të mos respektojë të drejtën ndërkombëtare, që i bie të kthejë prapa vendimin për regjistrimin, derisa të miratojë Asociacionin e Komunave”, ka thënë Goran Rakiq.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të mos i bojkotojnë institucionet e Kosovës, duke u larguar nga to.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, ka thënë se prej fillimit të zbatimit të vendimit të shkallëzuar për targat, nuk është regjistruar asnjë incident.

Por sipas tij, përkundër kësaj, ka pasur nxitje ndaj serbëve të Kosovës që t’i braktisin institucionet e vendit.

Zëvëndëssekretari i NATO-së: KFOR-i gati të ndërhyjë nëse rrezikohet situata





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika