I dërguar i posaçme i Bashkimit Evropian, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mioslav Lajçak ka shkruar për takimet që ka pasur me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, presidentin e Serbisë Aleksandar Petkoviqin dhe për takimet me kryenegociatorë e Kosovës dhe Serbisë.
Fillimisht ai ka thënë se sa kishte qenë në Greq, ishullin e Kretës është takuar me Kurtin.
“Ne u angazhuam në një bisedë të gjatë dhe konstruktive për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën drejt de-përshkallëzimit, në përputhje me deklaratën e BE27 nga 3 qershori dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Dialogut” , ka shkruar Lajçak.
Më tutje ai ka treguara se kur është kthyer në Bruksel është takuara dhe me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi dhe me kryenegociatorin e Serbisë Petar Petkoviqin.
“I kushtuam orë të gjata diskutimeve mbi një listë gjithëpërfshirëse të çështjeve të Dialogut, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin e nevojshëm në veri. Ne ramë dakord që të vazhdojmë këto diskutime dhe punën tonë për disa dokumente në periudhën e ardhshme”, ka njoftuar Lajçak.
Ndërkohë ai ka sqaruar se është takuar dhe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
“Ne ramë dakord për rëndësinë që urgjentisht të ndërmerren hapa për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka përfunduar Lajçak.