Lajçak shpreson që Kurti e Vuçiq të hyjnë në takimin në Bruksel me vizion e guxim politik

"Gjithçka është gati dhe shpresojmë që dy liderët të vijnë me vizion dhe guxim politik të nevojshëm për t’i sjellë Kosovën dhe Serbinë më afër të ardhmes së tyre evropiane", ka deklaruar Lajçak

Përfaqësuesi special I BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shpreson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të hyjnë në takimin e sotëm në Bruksel me vizion dhe guxim politik të nevojshëm për t’i sjellë të dy vendet më afër të ardhmes evropiane.

Lajçak, në një postim në Facebook, ka shkruar për përgatitjet për takimin teksa ka thënë se gjithë javën ia ka dedikuar përgatitjeve.

Ai ka thënë se në vizitën e tij në Kosovë e Serbi ka diskutuar për qëllimet e takimit për t’i rishikuar arritjet dhe për t’i planifikuar hapat e ardhshëm, veçanërisht lidhur me implementimin e Marrëveshjeve në rrugën drejt normalizimit.

“Kam vizituar Kosovën dhe Serbinë për të diskutuar qëllimin e këtij takimi – të shqyrtohen të arriturat dhe të planifikohen hapat e ardhshëm, veçanërisht në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit (…)Gjithçka është gati dhe shpresojmë që dy liderët të vijnë me vizion dhe guxim politik të nevojshëm për t’i sjellë Kosovën dhe Serbinë më afër të ardhmes së tyre evropiane”, ka deklaruar Lajçak.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika