Lajçak takohet më këshilltarin e Scholzit, diskutojnë për takimin Kurti – Vuçiq

Takimi i radhës i kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillohet javën e ardhshme

Lajçak takohet më këshilltarin e Scholzit, diskutojnë për takimin Kurti – Vuçiq

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se është takuar me, Jens Plotner, këshilltarin për politikë të Jashtme dhe Siguri të Kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Përmes një postimi në platformës X, gjithashtu, Lajçak bëri me dije se kanë diskutuar për takimin e radhës pas më shumë se katër muajsh në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin të Serbisë, Aleksandër Vucic, më 14 shtator.

”Pata diskutime të rëndësishme në Kancelari dhe @GermanyDiplo sot për gjendjen Dialogut dhe rrugën përpara takimit të javës së ardhshme. Fokosuar në nevojën për progres në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit. Faleminderit Gjermanisë për mbështetjen e fortë”, ka shkruar Lajçak.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika