I deleguari i Bashkimit Evropian(BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar dje në New York me nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike dhe të Ndërtimit të paqes, Rosemary DiCarlo.
Në këtë takim, Lajaçk dhe DiCarlo kanë biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për Ballkanin Perëndimor.
“Folëm për Ballkanin Perëndimor, zhvillimet rajonale dhe dialogun”, ka shkruar Lajçak në rrjetin X.