Lajçaku takohet me përfaqësues të vendeve nordike, diskutojnë për integrimin e rajonit në BE

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot është takuar me përfaqësues të vendeve nordike, me të cilët ka diskutuar për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian dhe dialogun Kosovë – Serbi

Pamje nga takimi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot është takuar me përfaqësues të vendeve nordike  sot në Helsinki të Finlandës.

Përmes një postimi në platformën X, Lajçaku ka thënë se në këtë takim është diskutuar për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian (BE) dhe dialogun Kosovë – Serbi.

Lajçaku e ka falënderuar Ministrinë e Jashtme finlandeze për ftesën në këtë takim në “familjen nordike”.

Gjatë ditës së sotme, Lajçaku është takuar edhe me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.

Lexo më shumë: Lajçaku takohet me presidentin e Finlandës, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Temë diskutimi në këtë takim ishte dhe dialogu Kosovë – Serbi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika