Lajçak takohet me Von Cramon, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Serbi

Emisari i BE-së, Lajçak në takim me eurodeputeten, Von Cramon kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, Serbi e rajon

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në një postim në rrjetin social “X”, Lajçak ka thënë se ka krahasuar shënimet me eurodeputeten në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë e në rajon.

Po ashtu, temë diskutimi ishte edhe dialogu Kosovë – Serbi dhe situata pas zgjedhjeve në Serbi.

“Është mirë të krahasohen shënimet me eurodeputeten Viola Von Cramon, lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Unë ndava përditësime mbi dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe gjithashtu u thelluam në peizazhin paszgjedhor në Serbi, së bashku me dinamikën brenda Parlamentit Evropian”, ka shkruar Lajçak.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika