Lajçaku takohet me Vuçiqin në Beograd

Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nisur takimin me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Ky takim synon përgatitjen e rundit të ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve

Pamje prej takimit të diplomatit evropian, Mirosllav Lajçak me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më 10 shtator në Beograd, RFE.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, është takuar të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç ka bërë të ditur Lajçaku ditë më parë, ai është në Beograd për t’u përgatitur për takimin e radhës në mes të dy palëve, në nivel të kryenegociatorëve.

Javën e kaluar ai ka qenë në Prishtinë për arsyen e njëjtë.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Lajçaku ka thënë se është arritur pajtueshmëri për rundin e ri të dialogut në mes të kryenegociatorëve – Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqkit – mirëpo nuk ka dhënë hollësi se kur do të zhvillohet takimi.

Ai e ka konfirmuar që Serbia është tërhequr prej letrës së dërguar në Bruksel vitin e kaluar, në të cilën ka shprehur rezerva për zbatim të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve, si për Aneksin e zbaitmit.

Kryeministrja e atëhershme e Serbisë, Ana Bërnabiq, ia pati dërguar BE-së një letër, përmes së cilës pati thënë se marrëveshja është e pranueshme vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër të tjerash, parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika