Lajçak takon Begajn, dialogu Kosovë – Serbi dhe integrimi në BE në qendër të diskutimeve

Zyrtari i lartë i BE-së, Miroslav Lajçak, ka takuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në një takim në Nju Jork, ku në fokus të diskutimeve, siç ka bërë të ditur Lajçak, ka qenë dialogu Kosovë-Serbi dhe integrimi në Bashkimin Evropian

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Emisari i lartë i BE-së për dialogun Kosovë dhe Serbi, Miroslav Lajçak, ka shprehur kënaqësinë e tij për takimin me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Lajçak ka vlerësuar qëndrimet e presidentit shqiptar për rajonin dhe ka theksuar rëndësinë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në deklaratën e tij, Lajçak ka theksuar gjithashtu rëndësinë e integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian dhe ka shprehur optimizmin se kjo proces do të vazhdojë përparimin e rajonit.

“Mezi presim të vazhdojmë diskutimin tonë,” ka përfunduar ai.

Po ashtu, përpara se të mbante fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit, ai ka takuar edhe sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

“Nisur nga sfidat me të cilat përballet bota jonë sot, është e domosdoshme që ne të mbështesim multilateralizmin si gur themeli për bashkëpunimin global”, kishte shkruar Begaj në Facebook.

Ndryshe, Begaj, të enjten është takuar edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka publikuar një fotografi ku ka potencuar se janë miq e partnerë nga një aleancë vlerash.

“Miq dhe partnerë të bashkuar nga një aleancë vlerash”, ka shkruar Begaj.

Po ashtu, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika