Lajçak takon Bislimin dhe Petkoviqin, flasin për zbatimin e marrëveshjes

Me anë të një postimi në Twitter, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Lajçak ka deklaruar se në takimin e tij me Bislimin e Petkoviqin është diskutuar implementimi i marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit në mes marrëdhënieve të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi dhe shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq.

Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka deklaruar se pjesë e diskutimit ishte implementimi i marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit.

“Sot, do të drejtoj një takim të dialogut në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështjet aktuale urgjente”, ka shkruar ai.

Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër, në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

BE-ja ka thënë se palët janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika