Lajçak takon Bislimin: U dakorduam për hapat drejt shtensionimit të situatës në veri

"Diskutime intensive dypalëshe u zhvilluan sot në Bratislavë me zëvendëskryeministrin Bislimi Besnik për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e BE27 nga 3 qershori, dhe rrugën përpara në zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut"

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, në Bratislavë të Sllovakisë.

Lajçak, bëri me dije se me Bislimin kanë diskutuar rreth shtensionimit të situatës në veri të Kosovës, duke shtuar se kanë rënë dakord për hapat e parë drejtë këtij qëllimi dhe zbatimi të të gjitha marrëveshjeve të dialogut.

“Patëm një diskutim bilateral intensiv sot në Bratislavë me Zëvendëskryemiministrin Besnik Bislimi për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, sipas deklaratës së 3 qershorit nga Bashkimi Evropian dhe për rrugën e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut. U pajtuam për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, ka shkruar Lajcak në Twitter.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë, Bislimi, duke shtuar se kanë rënë dakord për hapat e nevojshëm për deeskalimin e situatës në verië

“U takova me emisarin e BE-së Miroslav Lajcak për të diskutuar hapat e ardhshëm për zbatimin e plotë dhe të drejtë të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të saj. Ramë dakord për hapat e nevojshëm për të siguruar uljen e përshkallëzimit efektiv dhe të përcaktuar me ligj, fokusimin në normalizimin dhe zbatimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika