Lajçaku takon Escobarin, paralajmëron takime me Kurtin e Vuçiqin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se pavarësisht paqes në Ballkan dhe Bruksel gjatë muajve të verës, sfidat nuk munguan. Sipas tij, situata në veri të Kosovës mbetet shumë lart në agjendën e tij

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar për takimin që zhvilloi në Bruksel me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në një postim në Facebook, Lajçak ka thënë se pavarësisht paqes në Ballkan dhe Bruksel gjatë muajve të verës, sfidat nuk munguan.

Sipas tij, situata në veri të Kosovës mbetet shumë lart në agjendën e tij.

“Ndërsa ritmi në Bruksel u ngadalësua gjatë verës, sfidat në Ballkanin Perëndimor nuk u zhdukën. Një fushë e veçantë që ka mbetur lart në agjendën time është situata në veri të Kosovës. Për t’u përgatitur për muajt e ardhshëm dhe për të forcuar më tej përpjekjet tona të përbashkëta, ftova Escobar në Bruksel për diskutime të thelluara dhe takime koordinuese. Së bashku me ekipet tona diskutuam në detaje çështjet e dialogut, ndamë vlerësime të situatës aktuale, zhvillimet e muajve të fundit dhe pritshmëritë për periudhën e ardhshme. Gjithashtu u siguruam që të harmonizonim hapat dhe prioritetet e nevojshme të ardhshme”, ka shkruar ai.

Ai ka njoftuar se do të udhëtojë për në Alpbach, Bled dhe Beograd, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika