Lajçak takon kryediplomatin Dendias, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Dialogu Kosovë-Serbi ishte tema e bisedave midis emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryediplomatit grek, Nikos Dendias

Dialogu në Kosovës dhe Serbisë ishte temë diskutimi në mes Emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryediplomatit grek, Nikos Dendias.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryediplomati Dendias.

“Gjatë një takimi të mbajtur më herët sot, në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, diskutova me përfaqësuesin Special, Miroslav Lajçak, për progresin e dialogut Kosovë-Serbi dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Dendias.

Ndërkaq, Lajçak e ka falënderuar Dendias për interesin dhe mbështetjen e tij në detyrat e tij në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit i dashur Nikos Dendias për interesin e Greqisë për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për përpjekjet tona të përbashkëta në rajon”.

Përgjatë procesit të dialogut, emisari Lajçak ka zhvilluar shpesh takime me kryediplomatin grek.

Ndërkaq, Dendias ishte takuar me kryeministrin e Republikës së Kosovë, Albin Kurti, në mars të këtij viti. Njëherit, edhe me presidenten Osmani dhe ministren Gërvalla.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika